“Pas shpërthimit, KFOR-i vendosi menjëherë njësi për të siguruar zonën e Zubin Potokut rreth kanalit të dëmtuar dhe ofroi mbështetje për institucionet në Kosovë, duke përfshirë ndihmën logjistike, inxhinierike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Në përputhje me Marrëveshjen NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo mision potencial i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it”.
“Bazuar në vlerësimin e sigurisë dhe veprimet e vazhdueshme të KFOR-it, unë nuk kam dhënë autorizim të tillë pasi situata është menaxhuar efektivisht nga Policia e Kosovës, me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it. Në të ardhmen, KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje shtesë sipas nevojës, duke mbajtur një koordinim të ngushtë me institucionet në Kosovë”, ka thënë Borduani për Kosovo Online.