Në përvjetorët e rëndësishëm të luftës për çlirim, kujtohet me respekt roli i komandantëve të UÇK-së, mes tyre edhe Ahmet Isufi, udhëheqës i Zonës Operative të Karadakut. I njohur për vendosmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare, Isufi ishte një prej figurave kryesore në luftën kundër forcave serbe në lindje të Kosovës.
Gjatë kohës kur nisi bashkëpunimi konkret mes UÇK-së dhe NATO-s në terren, ai ishte një nga komandantët që punoi ngushtë me trupat ndërkombëtare. Ky bashkëpunim u kthye në një moment vendimtar, që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve dhe çoi drejt çlirimit e më pas pavarësisë së Kosovës.
Një nga momentet më të veçanta ishte takimi i Ahmet Isufit në Camp Bondsteel me gjeneralin amerikan Bantz J. Craddock, një nga drejtuesit kryesorë të misionit të NATO-s në Kosovë. Ky takim ishte një dëshmi e vlerësimit për rolin e UÇK-së dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.
Kontributi i komandantit Isufi dhe bashkëluftëtarëve të tij në Karadak mbetet i pazëvendësueshëm. Nga rezistenca në terren deri te bashkërendimi me forcat ndërkombëtare, ata dhanë gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e vendit./Radio Star/