Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të ripërtëritjes së sërishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova – Malta, futbollisti i Kombëtares A, Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme Ishujt Faroe – Kosova.
Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin.
Ylli i Zurich do të kthehet në shtëpi pasi nuk ka udhëtuar fare në Ishujt Faroe.
Përndryshe, Kololli ishte ylli i ndeshjes ndaj Maltës, duke shënuar dy gola në fitoren, 3-1.