By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik, me mediat në Gjilan
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik, me mediat në Gjilan

Përditësimi i fundit: April 6, 2024 8:39 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

- Advertisement -

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal bashkëbisedon me qytetarë të Ferizajt dhe Gjilanit lidhur me Projektligjin për KPM-në

Në vazhdën e dëgjimeve publike me qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, anëtarë të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nën udhëheqjen e kryetarit Valon Ramadani qëndruan sot në Ferizaj dhe Gjilan.

Në sallat e kuvendeve komunale të këtyre dy qyteteve ligjvënësit dëgjuan propozimet dhe vërejtjet e qytetarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile e të mediave lidhur me projektligjin në diskutim.

Deputetët po ashtu u përgjigjen në pyetjet e të pranishmëve përkitazi aspekteve të ndryshme përmbajtësore të projektligjit dhe qëllimit të tij në tërësi.

Një vëmendje të posaçme mori diskutimi lidhur me lajmet e rreme dhe nevojën e kodifikimit të kësaj problematike me qëllim të luftimit të kësaj dukurie, si sfidë jo vetëm vendore, por globale, mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi ndaj produkteve të ndryshme mediatike e te platformave të tjera digjitale në shpërputhje me moshën e tyre etj.

I diskutua gjithashtu lidhur me lartësinë e gjobale që parasheh drafti i ligjit.

Nga diskutues të ndryshëm u ngrit edhe çështja e mungesës së gazetave të shtypura ditore dhe nevojës për rikthimin te lexuesi edhe të këtij mjeti të informimit, pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe platformave digjitale.

Duke falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e tyre kryetari i Komisionit, Valon Ramadani theksoi se komisioni ka vendosur të dëgjojë nga afër mendimet e qytetarëve dhe të akterëve të tjerë, si dhe të marrë në konsideratë kontributin e gjithsecilit në funksion të hartimit të një ligji sa më përmbajtjesor dhe që përmbush e adresat zbrastërisat e deritanishme në fushën të cilën e mbulon.

Dëgjimet publike për këtë projektligj do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme në qendra të tjera të Kosovës.

Masat e reja krijuan një eksport të parasë dhe import të virusit
Arbër Ismajli: Bashkë do ta fitojmë betejën për një Gjilan të ri
Alban Hyseni: Do t’i përmirësojmë kushtet infrastrukturore për bizneset që ato të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre
Sot nxehtë, temperaturat deri 25 gradë
Edhe sot vazhdon takimi i Komitetit Parlamentar për MSA
Artikulli i mëparshëm Kodra e Thatë, bëhet me rrugë, ujë e kanalizim
Artikulli tjetër Temperaturat për sot

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.