Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka miratuar planin e punës për sesionin vjeshtor, në mbledhjen e mbajtur sot.
Kryetari i këtij komisioni, së bashku me anëtarët e tjerë, ka përcaktuar prioritetet e punës për periudhën e ardhshme, me fokus në avancimin e kornizës legjislative, forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe rritjen e llogaridhënies institucionale.
Sipas kryetarit të komisionit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbikëqyrjes së institucioneve qeveritare dhe institucioneve të pavarura që raportojnë para komisionit, me synim përmirësimin e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.










