Dje kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në facebook, ka treguar se ka shkarkuar komisionin vlerësues për Thirrje Publike për OJQ dhe ka rihapur thirrjen nga fillimi shkruan Radio Star.
Pas këtij lajmi, komisioni vlersues ka thirrur sot konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jepen detaje rreth shkarkimit dhe kthimi në pikën zero të Thirrjes Publike për OJQ.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi për media, ku komisioni i ka ftuar që ta përcjellin konferencën prej ors 14:00 para Teatrit te Qytetit./radiostar/