Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor, për vlerësimin e situatës së përballjes me virusin.
Nënkryetari Ismajli, në emër të Komitetit, ka apeluar qytetarët dhe bizneset që ofrojnë shërbime që t’iu përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.
Ai ka bërë të ditur se në Gjilan aktualisht janë 157 raste aktive me COVID-19.
Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 9214 mostra, 3418 kanë rezultuar pozitivë, 3157 janë shëruar, 107 të vdekur, 157 raste janë aktive, 19 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 184 mostra në pritje për rezultat.