Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in turk patëm një vizitë nga komandanti i ri i KFOR-it turk për regjionin e Gjilanit, Majori Oral Ates, të cilin e njoftuam mbi gjendjen aktuale në SPGJ dhe me mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Majori Ates me bashkëpunetorët e tij premtuan vazhdimin e bashkëpunimit dhe treguan mundësitë e ndihmës për SPGJ në paisje mjekësore përmes ndërmjetësimit me organizatat e ndryshme bamirëse të Turqisë mike.
Menaxhmenti i spitalit është falenderues për bashkëpunimin e deritanishëm me KFOR-in Turk dhe jemi të interesuar që këtë bashkëpunim në fushën e shëndetësisë ta vazhdojmë përherë sepse është shtytje për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.