Me krenari njoftojmë se kompania jonë, Siesta, po zgjerohet me sukses përtej kufijve të Kosovës.
Siesta tashmë eksporton produktet e saj të cilësisë së lartë në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, si dhe në disa nga tregjet më të kërkuara evropiane si Zvicra, Gjermania dhe Franca.
Cilësia dhe komoditeti janë prioritetet tona kryesore dhe jemi të kënaqur që klientët tanë po e vlerësojnë këtë angazhim.
Falë jush, Siesta po bëhet sinonim i një gjumi të rehatshëm dhe të qetë në të gjithë rajonin dhe përtej.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe mos humbisni ofertat tona të jashtëzakonshme.
Bashkohuni me familjen Siesta dhe përjetoni luksin e një gjumi perfekt!