Kompania “LED-COM” ka treguar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj arsimit dhe të ardhmes së të rinjve, duke dhuruar një donacion të rëndësishëm për shkollën “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoç i Ulët. Ky donacion përfshin 10 shtëpiza kompjuterike me elemente përcjellëse, që do të luajnë një rol kyç në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Në shenjë mirënjohjeje, stafi i shkollës, së bashku me nxënësit, kanë shprehur falënderime të thella për pronarët e kompanisë, z. Mehmet Sopa, Refik Ramadani dhe Fatlum Ramadani, duke vlerësuar solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për zhvillimin e arsimit dhe teknologjisë.
Komunikata e plotë:
Donacionet nuk kanë të ndalur!
Në emër të gjithë stafit dhe nxënësve të shkollës sonë, shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe falenderimet më të sinqerta për donacionin e çmuar të10-të shtëpizave kompjuterike me elemente përcjellëse nga kompania Led Com, me pronar z. Mehmet Sopa, Refik Ramadani dhe Fatlum Ramadani.
Ky kontribut ka një ndikim të madh në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollën tonë, duke ofruar mundësi më të mëdha për zhvillimin e aftësive të nxënësve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e teknologjisë dhe edukimit të shekullit XXI. Donacioni juaj është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës mësimore dhe ndihmon që të rinjtë tanë të kenë qasje më të lehtë në burime dhe mundësi të shumta.
Faleminderit që treguat solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore për të mbështetur arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë. Donacioni juaj nuk do të harrohet dhe do të mbetet një kujtim i bukur për të gjithë ne.