Gjatë ditës së sotme punëonjësit e kompanisë “ EL-BAU” kanë vijuar punën për pastrimin nga bora dhe akulli të trotuarit për të siguruar qarkullimin normal të qytetarëve.
Punëtorët nga ora 03:00 e mengjesit kanë bërë pastrimin e trotuareve për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Kompania e kontraktuar nga Komuna e Gjilanit, po vazhdon me mirëmbajtjen e rrugëve në qytet dhe fshatra të Komunës.
Sipas njoftimit të Komunës, pavarësisht punës së ekipeve për hapjen e rrugëve, reshjet e dendura dhe sistematike të borës, kanë vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët.
Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestar: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në afat sa më të shpejtë.