Sot nisën punimet për projektin më të madh në historinë e Gjilanit, Bulevardin e Qytetit që i është besuar kompanisë “B-Bardhi”, e njohur për transformimin e Ferizajit.
Ceremonisë i priu kryetari Alban Hyseni, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti. Bulevardi do të ketë 450 metra gjatësi, 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore dhe objektin e ri të administratës komunale me 8,700 metra katror.
Ky projekt shumëmilionësh dëshmon përkushtimin e kryetarit Hyseni për zhvillimin dhe modernitetin e Gjilanit.