Kemi kënaqësinë të njoftojmë klientët tanë besnikë që SAS ka bërë sot investimin e radhës duke kompletuar flotën e veturave edhe me 4 Shkoda Rapid, të reja, për të arritur kështu objektivat tona për shërbim më efikas.
Kjo është një dëshmi që SAS respekton klientët dhe ua rikthen investimin e bërë me shërbime përherë më të mira, duke investuar pjesën më të madhe të të ardhurave në pajisje dhe mjete të punës.
Me këtë rast falënderojmë të gjithë klientët tanë që na kanë dhënë besimin dhe kanë kontribuar në zhvillimin tonë në këto vite.
Faleminderit!
Stafi i SAS – Gjilan