Kompleksi “Gjilani” në Ksamil nikoqir i punëtorëve të Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan.
Kompleksi Turistik “Gjilani” me pronar gjilanasin Selver Xhelili ka ftuar punëtorët e KBI-së në Gjilan, me kryetar Naim Aliun, që të jenë mysafirë në këtë kompleks, duke qenë një mikpritës i mirë i punëtorëve të KBI-së.
Kryetari Naim Aliu në fund të vizitës e falënderoi pronarin e kompleksit duke i uruar punë të suksesshme në këtë vend dhe i dhuroi librat e botuar nga Bashkësia Islame ne Gjilan.
Gjithashtu edhe pronari i kompleksit, Xhelili, falënderoi mysafirët për ardhjen dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të kurdohershëm me Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, ka bërë të ditur, Agim Hyseni sekretar i KBI-së.