SC Gjilani ka nënshkruar zyrtarisht me Ardian Nuhiun, pas ndarjes me Gentian Mezanin në fund të sezonit.
Trajneri shkupjan, vije me mision të madh, për të shpallur Gjilanin për herë të parë kampion në histori të klubit, shkruan Gazeta OLLE.
Për të pasur një staf sa më të mirë, për të arritur objektivat, kryesia e kuqebardhëve ka vendosur t’i plotësoj të gjitha kushtet Nuhiut.
Pjesë e shtabit teknik të trajnerit Nuhiu do të jenë edhe Muharrem Bajrami asistent i parë, Andi Kulli në rolin e trajnerit kondicional, si dhe Afrim Ajdini, instruktor i portierëve.