Kurdo që mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës , komuniteti serb, saktësisht Lista Serbe nuk do ta votoj kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.Brenda këtij subjekti politikë, kanë treguar se asnjë deputet nga Lista Serbe nuk do të jap voton e tyre për president. E shkak për këtë sipas këtyre burimeve është bërë vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.“Qëndrimi i Listës tonë është mëse i qartë – nuk do të ketë votë për askënd. Ju tashmë e dini që Lista Serbe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese “shkeljen” që ka bërë kryeministri Albin Kurti me rastin e mos dhënies së dy ministrive që me Kushtetutë i takon Listës Serbe”, ka thënë një burim nga kjo Listës duke dashur të mbes anonim.Gazeta Blic ka provuar të flas me zyrtarë të Listës Serbe, por që aktualisht ata kanë një qëndrim – nuk flasin për media.Adem Hodza është deputet nga kjo Listë e për të cilin tashmë qarkullojnë informata jo zyrtare se ai mund të jetë njëri nga ta që mund të jap votën për Vjosa Osmanin.
Gjithçka që dihet është se Lidhja Demokratike e Kosovës pjesë e së cilës ka qenë Vjosa Osmani deri vonë, ka marrë vendim që të qëndrojnë në sallë në momentin që në rend të ditës vie në Kuvend votimi i presidentit.
Lumir Abduxhiku kryetar i ri i LDK ka kërkuar një qëndrim unik nga grupi parlamentar i LDK , por që gjasat janë të vogla që si grup të binden.Agim Veliu, Driton Selmanaj, e Avdullah Hoti kanë qëndrim të betonuar, se assesi nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.Mirëpo bazuar në një matematikë të thjeshtë i bie që nëse 58 deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, 9 nga komunitetet tjera dhe 15 nga LDK, atëherë Vjosa Osmani qe ka kuorumin për t’u zgjedhur presidente.Por nëse dikush nga deputetët e LDK-së do të dështoj, atëherë i bie që kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin duhet të bindin edhe tre ose katër deputet nga partitë e tjera në mënyrë që të sigurohen mbi 80 vota.LDK dje ka marrë vendim që ta mbështes Vjosa Osmanin për presidente të vendit, ndonëse disa deputetë nga kjo parti janë kundër ish- kryetares së Kuvendit që të vijë në krye të shtetit.Deri tani votë që nuk do të japin për Vjosa Osmanin e kanë deklaruar nga partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe tashmë Lista Serbe.
Komplikohet çështja e Presidentit: Lista Serbe nuk ka votë për Vjosa Osmanin, nëse se voton e gjithë LDK-ja, duhet ti gjejë edhe 3 vota
Ndani këtë artikull