Ashtu edhe siç prite transferimi i Betim Haxhimusës nga Gjilani te Drita do të ishte një ‘operacion’ i komplikuar. Sulmuesi ferizajas ka pranuar ofertën e bardh e kaltërve për të ndërruar mjedis, por nuk e ka marrë miratimin e drejtuesve të klubit kuq e bardh për një lëvizje të tillë, shkruan Gazetasheshi.com.
Situata qëndron kështu: Haxhimusa ka kontratë me klubin e Gjilanit deri në 30 qershor dhe pa lejen e kuq e bardhëve nuk do të mund të firmos për asnjë skuadër tjetër dhe në në një farë forme do ta humbiste Evropën me Dritën, përpos nëse Gjilanasit do kalojnë tre ture në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Paraprakisht Gjilani dhe Drita kishin një marrëveshje jo të shkruar për të mos transferuar futbollistë dhe kalimi i Haxhimusës te rivali lokal duket se i ka tendosur paksa mardhëniet ndërmjet dy kluebeve.
Siç mëson Gazetasheshi.com sulmuesi ferizajas nuk e ka marrë “bekimin” e drejtuesve të klubit kuq e bardh për të kaluar te Drita para datës 30 qershor dhe kështu duhet të presë 1 korrikun për tu veshur bardh e kaltër.
Megjithëse ende asgjë nuk është e konfirmuar tashmë mund të thuhet se Haxhimusa është një lojtarë i Dritës pasi është dakorduar me kushtet e ofruara nga kampionët e vendit dhe me shumë mundësi edicionin e ardhshëm do të ndërrojë dhomat e zhveshjes për vetëm disa hapa.