Kompozitori nga Kosova, Agron Elezi, ka arritur që të jetë pjesë e gjysmëfinalistëve në garën “Creative Composers 2018”, shkruan KultPlus.
Dy kompozimet e kompozuesit Elezi : “Ikja e Vashës Kosovare” dhe “1468” janë ekzekutuar live para jurisë së këtij festivali i cili organizohet nga Italia dhe Spanja.
Në mesin e gjysmëfinalistëve në kategorinë “Live Free Orchestra” së bashku me Agron Elezin janë edhe kompozitorët: Gabriele Saro, Lorenzo Rota, Salvatore Testa dhe Riccardo Bogani, të gjithë kwta nga Italia. Pastaj: Izumi Kuremoto, Toshitake Shinomura, Yuna Kurachi dhe Yuri Matsuura, nga Japonia si dhe Feliksas Bajoras nga Lituania dhe Pamela Campos nga Meksika.
Publikimi i finalistëve do të bëhet më 16 dhjetor 2018, ndërsa shpallja e fituesve më 26 janar 2019.
Konkursin ndërkombëtar i kompozimit “Kompozitorët krijues 2018” organizohet nga Shoqata Ravel së bashku me institucionet e tjera. Shoqata ka selinë në Italinë Veriore dhe Spanjën si dhe është përgjegjëse për menaxhimin dhe organizimin e Orkestrës Filharmonike Ravel dhe Akademinë e Muzikës Maurice Ravel. Bordi i Organizatës përfshin disa dirigjentë dhe muzikantë të kompletuar, përveç bashkëpunëtorëve të tjerë të rëndësishëm të cilët janë edhe pjesë e jurisë së festivalit.
Kompozimi “Ikja e Vashës Kosovare”, luhet prej 83 instrumenteve si dhe e veçantë e saj është sepse luhet me harfë kromatike, një kombinim i rrallë. Ky projekt menaxher i të cilit është Bekim Rexhepaj është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit./ KultPlus.com