Dalin me sqarim anëtarët e komisionit të cilët u akuzuan se shpërblyen familjarët e zyrtares së VV-së
Komuna e Gjilanit ka anuluar sot thirrjen për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve, që ishte shpallur më 12 shkurt, e që u zhvillua me shumë kritika për komisionin vlerësues të kësaj thirrje.
Në bazë të vendimit të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë është thënë se është anuluar e gjithë procedura dhe lista preliminare e përfituesve.
“Anulohet e gjithë procedura dhe lista preliminare e përfituesve që është nxjerrë në uebfaqe të komunës me datë 22.03.2022”, thuhet në vendim.
Tutje është bërë e ditur se thirrja për subvencionim do të rishpallet dhe do të formohet komisioni i ri vlerësues.Vendimi është marrë sot.
ADVERTISEMENT
Ditëve të fundit ky konkurs është përfolur për konflikt të mundshëm të interesit mes anëtarëve të Komisionit Vlerësues dhe organizatave përfituese.
Pas kësaj, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni kishte shkarkuar komisionin vlerësues dhe këta të fundit mbajtën dje konferencë për media.
Anëtari i këtij komisioni, Burim Demiri tha dje se si Komision kanë respektuar rregulloret për vlerësimin e organizatave dhe kanë bërë vlerësim profesional.
Lista preliminare e organizatave përfituese ishte është bërë publike më 23 mars 2022.