𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐧𝐚𝐢𝐫𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐄 𝐉𝐎𝐍𝐀
Panairi E JONA përmbanë tri komponente: panair biznesor, panair shites, dhe festival. Prandaj, Komuna e Gjilanit bën thirrje publike për pjesëmarrjen e bizneseve që ofrojnë produkte për shitje në panairin shitës në qendër të Gjilanit.
Për të rezervuar pjesëmarrjen dhe stendën e juaj në panairin shitës në qytetin e Gjilanit duhet të dërgohen këto te dhëna:
Emri i biznesit (nëse keni):
Emri dhe mbiemri i personit që vjen në panair:
Numri i telefonit:
Email (nëse keni):
Adresa e biznesit:
Qyteti/Fshati:
Veprimtaria e biznesit, nëse nuk keni biznes ju lutemi shënoni saktë çfarë produkte keni me sjell në panair):
Këto të dhëna duhet të dërgohen në email: info@ceokos.com ose në tel: +383 44 629 916.
Ju lutemi të jeni të vëmendshëm që vetëm kur t’i pranojmë këto të dhëna mund të bëhet rezervimi i stendës për ju.
NJOFTIM
Çdo pjesëmarrës që vendosë të jetë pjesë e këtij panairi, është i obliguar të marrë pjese në panair 3 ditë, duhet të qëndrojë 3 ditë në stendë me produktet e tyre, pra me datën 27, 28 dhe 29 korrik 2022.
Ata që nuk mund të marrin pjese 3 dite radhazi në panair si ekspozues, ju lusim që mos të rezervojnë stendat.
Në foto e gjeni agjendën e panairit shitës që do të organizohet në sheshin e qytetit të Gjilanit.