Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se komuna e Gjilanit dhe MASHT, janë dakorduar për ndarjen e bursave për vajzat të cilat janë regjistruar në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë shkruan Rasdio Star.
Gagica ka treguar se do të ndahen 10 bursave të plota për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “ Arbëria”.
Shkrimi i plotë:
Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Arsimit dakordohen për ndarjen e bursave të plota prej 50 euro në muaj për vajzat që janë regjistruar në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Arbëria”.
Në takim me z. Agim Krasniqi, zyrtar i lartë në Departamentin e Arsimit Profesional në Ministrinl e Arsimit është arritur marrëveshja për ndarjen e 10 bursave të plota për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “ Arbëria”, për të vazhduar edhe me shkollat tjera, vitin e ardhshëm shkollor, me qëllim të orientimit të nxënësve drejt shkollave profesionale dhe promovimit të profileve në përspektivë që janë në proprocion të drejtë me tregun e punës./RadioStar/