Komuna e Gjilanit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve në Kosovë, e cila parasheh zbatimin e programit pesëvjeçar.
Kryetari Hyseni ka thënë kjo marrëveshje sheh trajnimon e 240 të rinjëve, orfikin e 50 granteve, hartimin dhe zbatimin e planeve të integritetit dhe shumë programeve të tjeta.
Shkrimi i plotë:
Me qëllim promovimin e zhvillimit të demokracisë, qeverisje të hapur, integritet në qeverisje, transparencë e llogaridhënie, bashkë me drejtorin e Organizatës Ndërkombëtare e Komuniteteve në Kosovë, Fidan Kalaja, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit e cila parasheh zbatimin e programit pesëvjeçar, i cili përfshin:
🔷 Trajnimin e 240 të rinjve dhe praktikë me pagesë nga ICO Kosova në institucione komunale;
🔷 Ofrimin e 50 granteve për të rinj për biznese të reja;
🔷 Hartimin dhe zbatimin e Planeve të Integritetit;
🔷 Hartimin dhe zbatimin e Planeve Komunale për Zhvillim Ekonomik;
🔷 Asistim në MAPL dhe komuna për dixhitalizimin e shërbimeve komunale përmes platformës E-KOMUNAT;
🔷 Anëtarësimi i 10 komunave nën ombrellën e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare OGP Local.
Bashkë, drejt #zhvillimitekonomik! 📈