Mbi 8 milionë euro ka pasur rritje të buxhetit Komuna e Gjilanit në vitin 2023, në krahasim me vitin paraprak.
Kështu ka deklaruar drejtoresha për Buxhet dhe Financa e kësaj komune, Herolinda Murati-Leka.
Ajo ka njoftuar se burimi kryesor i të hyrave ishin nga tatimi në pronë, lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë të tjerë.
“Po të shohim trendin nga analiza krahasimore mes vitit 2022- 2023 do të vijmë në përfundim se kemi rritje të buxhetit për 8 milionë e 250 mijë e 265. 49 euro, apo 28. 2 për qind më shumë se në vitin 2022” , tha Murati Leka.