NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË GJILANIT
Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e fatkeqësive natyrore se nga data 20.11.2026 deri më 27.11.2026 do të jetë i hapur afati për paraqitjen e kërkesave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve.
Qytetarët e prekur ftohen që brenda këtij afati t’i dorëzojnë kërkesat e tyre në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, drejtuar Komisionit Komunal për Fatkeqësi Natyrore dhe Fatkeqësi të Tjera.
📄 Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
1. Formulari i kërkesës, i plotësuar;
2. Kopja e letërnjoftimit;
3. Fotografitë që dëshmojnë dëmet e shkaktuara;
4. Konfirmimi bankar në emër të aplikuesit.
Pas pranimit të kërkesave, komisioni përkatës do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve.
📅 Afati për dorëzimin e kërkesave: 20 – 27 nëntor 2026.
Ftohen të gjithë qytetarët e prekur që të respektojnë afatin e përcaktuar dhe të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar.
Komuna e Gjilanit ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Komisioni Komunal për Fatkeqësi Natyrore dhe Fatkeqësi të Tjera










