Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022.
Bashkë me kryetarin z.Alban Hyseni kemi pritur z. Burim Krasniqin nga OJQ ”ReplayPeace” me bashkëpuntorin Avni Hajrizi të cilët tashmë tradicionalisht organizojnë minimaratonën “Vrapo për autizëm” që ka për qëllim mbështetje dhe ndihmë për të gjithë fëmijët me autizëm.
Ne me kënaqësi pranuam të jemi pjesë e këtij aktiviteti i cili mbahet më 3 korrik 2022 në sheshin e Prishtinës dhe pritet të jetë i përmasave të mëdha fal punës së Burimit dhe bashkëpunimit me prindër, qytetarë, komunat e Kosovës etj.
Pë të qenë pjesëmarrës, ejani merreni numrin e vrapimit në zyrat e DKRS-së në Gjilan.
Më shumë rreth maratonës dhe mënyrës si të bëheni pjesë e saj, klikoni në linkun më poshtë;
https://www.facebook.com/156239958083463/posts/1616020112105433/?d=n