Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se komuna ka hapur kanalin kullues tek çezmja e fshatit Kufcë e Poshtme.
Gjatësia e këtij kanali është 300m dhe është bërë zhbllokimin e rrjedhës së lumit Stanishor nga mbeturinat në lagjen Porodin.
Shkrimi i plotë:
Për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet, këto ditë kemi bërë hapjen e kanalit kullues tek çezmja e fshatit Kufcë e Poshtme rreth 300m gjatësi dhe zhbllokimin e rrjedhës së lumit Stanishor nga mbeturinat në lagjen Porodin. 🚸📍
Ndërkaq, me kërkesë të banorëve kemi trajtuar me zhavor edhe rrugën në lagjen “Komandant Rebeli”. 🚧 🛤
Po punojmë pa ndalë! 🙌