Drejtori për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti, është shprehur se nga takimi i mbrëmshëm në fshatin Zhegër, kanë bashkëbiseduar me banorët për planifikimin e buxhetit dhe rreth ideve për investime në vlerë 60 mijë euro që i shërbejnë komunitetit aty.
“Gjatë diskutimeve me ta, në kuadër të kushteve dhe kritereve të miratuara, u propozuan 10 projekte, ndërsa 4 nga propozimet që kishin më shumë përkrahje janë;
1. Teren sportiv për shkollë
2. Laborator biokimik në QMF Zhegër
3. Renovimi i Shtëpisë së Kulturës
4. Kabinete laboratorike në shkollën e fshatit
Këto 4 projekte do të votohen nga banorët e Zhegrës më datë 3 qershor 2023, projekti që merr më shumë vota, do të jetë pjesë e planifkimit buxhetor komunal për vitin tjetër.
Ndërsa edhe projektet tjera, do jenë pjesë e planifikimit për investime nga buxheti komunal.
Për herë të parë komuna e Gjilanit bashkë me qytetarët e saj vendos për planifikimin e buxhetit komunal.
Bashkë mund të bëjmë më shumë”, ka thënë Rashiti.