Komuna e Gjilanit kërkon nga bizneset që ta vendosin flamurin e Republikës për Ditët e Çlirimit
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit kërkon nga të gjitha bizneset private që t’i vendosin flamujtë e Republikës së Kosovës në kompanitë e tyre prej datës 11-15 qershor, në kuadër të shënimit të Ditëve të Çlirimit të Gjilanit.
Kërkesa buron nga ligji i përdorimit të flamurit të Republikës së Kosovës. Ky akt do t’i jepte madhështi Ditëve të Çlirimit të Gjilanit.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Komuna e Gjilanit
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik