Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,
Lidhur me aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin që ka nisur me datën 15 shtator dhe do të vazhdoj deri me 15 dhjetor 2018, ju lusim që në rast se në ndonjë lagje, fshat apo lokacion tjetër, ka të grumbulluara mbeturina dhe nuk janë tërhequr nga kompania “Ekohigjiena”, të na shkruani në email adresen: tapastrojmegjilanin@gmail.com.
Kompania është e gatshme dhe do të dalë në kohën më të shpejtë të mundshme, për ti marrë ato mbeturina.
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!