Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, është miratuar vendimi për lirimin nga gjobat për regjistrimet e mëvonshme të lindjes dhe vdekjes.
Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se ky vendim u mundëson qytetarëve të Komunës së Gjilanit, veçanërisht bashkatdhetarëve tanë, që të regjistrojnë fëmijët e lindur jashtë vendit në regjistrin civil të Republikës së Kosovës, pa pasur nevojë të paguajnë gjoba për vonesat në regjistrim.
“Falënderojmë anëtarët e Kuvendit Komunal, për mbështetjen e tyre në miratimin e këtij vendimi”, tha drejtoresha Sopi Haziri.