Komuniteti i biznesit në Gjilan është duke ofruar mbështetje maksimale në drejtim të Komunës së Gjilanit, e cila është duke menaxhuar me rastet sociale karshi edhe punë së madhe ndërinstitucionale që po bëhet në parandalimin e koronavirusit Covid-19.
Nënkryetari Ismajli ka potencuar se sot edhe Viva Fresh Store, përmes Kryqit të Kuq të Kosovës, iu ka bashkangjitur mbështetjes së madhe që po jepet për ta tejkaluar këtë gjendje në të cilën është vendi ynë.
“Falënderim i veçantë edhe për kompaninë Viva Fresh Store dhe Kryqin e Kuq të Kosovës, të cilët gjithmonë kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për të mbështetur rastet në nevojë, me pako ushqimore për familjet nw nevojë. Përmbajtja e tyre është ushqim dhe higjienë me produktet e domosdoshme. Sofra e familjeve me gjendje jo të qëndrueshme ekonomike dhe sociale, në ditët në vijim nuk do e kenë këtë brengë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.
Ai ka pohuar se kur e shohim këtë mobilizim kaq të madh, na bënë shumë krenarw dhe të përgjegjshëm që jemi në funksion të menaxhimit të kësaj situate.
“Dashuria, solidariteti dhe përkushtimi për ta mposhtur këtë gjendje, bënë që në një ditë të afërt bashkërisht do ta kalojmë këtë situatë. Të bëhemi krah me qëndrimet e veprimet tona racionale në funksion të respektimit të rregullave dhe institucioneve që po menaxhojnë 24 orë dhe 7 ditë për parandalim të pandemisë”, përfundoi Ismajli.