“Komuna e Gjilanit njofton opinionin publik se në asnjë lagje, fshat nuk ekziston rrugë të emërtuar me emrin e diktatorit Enver Hoxha, duke dematuar kështu shkrimet e disa mediave në vend”, thuhet në një demant të Zyrës së Kryetarit në Gjilan, lëshuar nga Zyra për Informim.
“Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë nëse klikohet në portalin shtetëror http://geoportal.rks-gov.net/, i vetmi burim zyrtar për këtë çështje në Republikën e Kosovës”, thuhet në këtë demant.