Njoftim rreth ueb faqes zyrtare
Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se ueb faqja zyrtare e saj është jashtë funksionit që prej datës 27 shkurt 2018, si pasojë e papërgjegjësisë së MAPL, përkatësisht “Cactus”.
Anipse Komuna ka pranuar njoftim prej MAPL se më datën 28 shkurt 2018 ueb faqja e re e dizjanuar nga ta do të jetë funksionale, kjo nuk ka ndodhur sot e asaj dite.
Në sqarimin që e kemi kërkuar nga MAPL, na është thënë se
“Ueb faqet e reja janë duke kaluar në proces të verifikimit apo testit të sigurisë nga ana e ASHI-së. Ueb faqet e reja do të jenë publike jashtë rrjetit qeveritar në momentin që ASHI e kryen këtë proces dhe pastaj e konsideron se mund të jenë publike, ndërsa brenda rrjetit qeveritar ueb faqet e reja janë aktive nga java e kaluar”.
Në mungesë të ueb faqes, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj ta shfrytëzoj faqen e saj zyrtare në Facebook, duke i publikuar të gjitha njoftimet e lajmet.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Komuna e Gjilanit
Zyra për Informim