Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se ndihet i lumtur që përmes kësaj skeme gjithëpërfshirëse të granteve, do të mbështesin idetë e reja të të rinjve e grave në biznes.
Shkrimi i plotë:
GRANTE për rininë👦, gratë🙍♀️ dhe personat me aftësi të kufizuara🧑🦽
Si asnjëherë më parë, kemi ndarë:
💻 85.000 euro për start up-et e reja
🙍♀️ 50.000 euro për gratë në biznes
👩🦽 48.000 euro për punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Jam i lumtur që përmes kësaj skeme gjithëpërfshirëse të granteve, do të mbështesim idetë e reja të të rinjve e grave në biznes, si dhe fuqizimin e kategorive të ndjeshme të shoqërisë sonë.
ℹ️ Bizneset për Start Up për të rinj subvencionohen deri në 7500 euro për biznes.
ℹ️ Bizneset me pronare gra subvencionohen deri në 5000 euro për biznes.
ℹ️ 20 personave me aftësi të kufizuara do t’iu subvencionohen pagat me nga 300 euro në muaj.