Komuna e Gjilanit ka njoftuar me entuziazëm hapjen e një grupi zyrtar në platformën e komunikimit ‘Viber’.
Ky njoftim është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga komuna, ku theksohet rëndësia e këtij zhvillimi për përmirësimin e komunikimit me qytetarët.
“Jemi të lumtur të njoftojmë hapjen e grupit tonë zyrtar në ‘Viber’,” thuhet në komunikatën e komunës. “Kjo nismë do të fuqizojë komunikimin, informimin dhe transparencën me qytetarët tanë, duke ofruar një kanal të drejtpërdrejtë dhe efikas për të ndarë informacionet më të fundit dhe për të marrë sugjerime e reagime.”
Për t’u bërë pjesë e këtij grupi dhe për të qenë të informuar për zhvillimet më të reja në komunë, qytetarët mund të përdorin linqet e mëposhtme për t’u qasur në ‘Viber’:
Linku i Grupit në Viber:
Jemi të lumtur të ju informojmë se Komuna jonë, përkatësisht Drejtoria për Administratë të Përgjithshme, Drejtoria për Bujqësi dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, mbështetur nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale, formoi grupet e komunikimit me qytetarë në platformën Viber! 📱
Pse këto grupe janë të rëndësishme?
✅ Fuqizimi i komunikimit – Këto grupe synojnë të përmirësojnë komunikimin ndërmjet Komunës dhe qytetarëve.
✅ Informimi i qytetarëve – Përmes këtyre grupeve, do të merrni informacione të përditësuara rreth aktiviteteve, projekteve dhe shërbimeve të ofruara nga Drejtoritë.
✅ Transparenca dhe përfshirja: Kjo iniciativë synon të rrisë transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse të komunës sonë.
Si të bashkoheni?
🔗 Klikoni në linkun më poshtë për t’u bashkuar me grupin tuaj përkatës në Viber:
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme:
https://invite.viber.com/?g2=AQBZpS49UA%2BKMVMT1cxTFI%2FeMFJ4L5atpB0O%2BKgssCgyPwHxFwGQ6g4MURLGeiFj
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë:
https://invite.viber.com/?g2=AQAde1kf4qx5ElMT2HDar6rhvVqLouKbxetGIMPU7dAfwvL74M8mTQ3plPc9QbOn
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport:
https://invite.viber.com/?g2=AQBOQl%2BGdIgJS1MTrbhzfSDJBtj6c62ZwcCMjHaJy9inxW8nVOIxIqtAOWYz%2Bhzt
Bashkohuni me ne dhe qëndroni të informuar për çdo aktivitet dhe mundësi të re që ofrohet në Komunën tonë!