Nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Odën e Afarizmit të Kosovës, të përfaqësuar nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi dhe 18 përfaqësues të bizneseve anëtare.
Përmes këtij memorandumi mirëkuptimi, krijuam partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, dhe nxënësve të shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit të iu mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-së.
Në takim bashkëbiseduam edhe me përfaqësues të bizneseve lokale për nevojat dhe kërkesat e tyre, komunikimin e angazhimin e vazhdueshëm për t’i adresuar e trajtuar si duhet ato.