Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, nga sot fillon me vlerësimin e perfomancës për të gjithë mësimdhënësit e komunës.
Drejtori i Arsimit, Nazmi Gagica, tha se DKA ka hartuar dhe ka modifikuar instrumentin për matjen e performacës për të ghjitha isnciocionet edukativo arsimore dhe do t’i dorëzohet të gjithë drejtorëve të shkollave për të vlerësuar përfundimisht performancës e secilit veç e veç.
Qëllimi kryesor që e kanë ndërmarrë këtë nismë, sipas Gagicës, është rritja e cilësië së arsimit në Komunën e Gjilanit, si objektiv dhe prioritet i parë i qeverisjes së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai ka falënderuar Haziri për kujdesin dhe mbështetjen e madhe që po i jep këtij sektori të rëndësishëm.