Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se, për shkak të organizimit të manifestimit dhe koncertit festiv nga Klubi Futbollistik FC DRITA, me rastin e shpalljes kampion në Superligën e Kosovës, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i rrugës “Idriz Seferi”, konkretisht nga rrethi para Teatrit të Qytetit deri te rrethi afër furrës Qoqaj.
Bllokimi i rrugës do të jetë në fuqi më 25 maj 2025, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 24:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj dite të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje dhe t’u përshtaten ndryshimeve të përkohshme në qarkullim.
Policia e Kosovës do të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës për të asistuar dhe garantuar mbarëvajtjen e manifestimit, si dhe sigurinë e pjesëmarrësve.