Komuna e Gjilanit ka njoftuar se aktiviteti i prokurimit për renovimin e Stadiumit të Qytetit të Gjilanit me numër GL 651-23-13546-5-1-1 është anuluar, bazuar në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) me numër 2024/0521.
Ky vendim është marrë në përputhje me nenin 62 të Ligjit për Prokurim Publik dhe nenin 43.5 të Rregullores për Prokurim Publik, pas përgjigjes së OSHP-së më datë 29.08.2024.
Komuna ka bërë të ditur se nuk do të ri-tenderojë këtë aktivitet, pasi projekti për renovimin e stadiumit është publikuar tashmë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.