Shtyhet afati për aplikim për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
U. d i drejtorit për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje e Mjedisit, i Komunës së Gjilanit, Ali Arifi, njoftohen qytetarët e Komunës së Gjilanit se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me 16 janar të kët viti, ka marrë vendim, me Nr- 214/2026 për vazhdimin e afatit, për 12 muaj nga data e nënshkrimit të vendimit nga u. d. ministër në detyrë e MMPHI, për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Ftohen pronarët e objekteve të ndërtuar pa leje, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë deri në afatin e lejuar.
https://gjilan.rks-gov.net/news/njoftim-per-shtyrjen-e-afatit-per-aplikim-per-legalizimin-e-ndertimeve-pa-leje/

