Komuna e Gjilanit organizoi një Gala Mbrëmje të veçantë për të nderuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Ky ishte një eveniment që festoi jo vetëm pavarsinë e Shaiperisë, por edhe identitetin dhe krenarinë kombëtare të qytetit të Gjilanit.
Gjatë mbrëmjes, morën pjesë këngëtarë të njohur dhe figura të rëndësishme të kulturës shqiptare, duke e pasuruar këtë ngjarje me performanca muzikore të paharrueshme.
Një moment kulmor i mbrëmjes ishte promovimi i një kënge te re, e dedikuar për qytetin e Gjilanit, që u interpretua nga artistë të njohur, duke i dhenë një emocion te veçantë mbrëmjes dhe duke e festuar gjithashtu krenarinë dhe dashurinë për qytetin. Një mbrëmje e mbushur me kulturë, muzikë dhe përkushtim për kombin dhe qytetin e Gjilanit./Radio Star/