Takimi Publik i kryetarit me qytetarët më 17 dhjetor
Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se më 17 dhjetor do të mbahet Takimi Publik, ku kryetari Lutfi Haziri dhe drejtorët komunal do të paraqesin para publikut të arriturat e sfidat për gjashtëmujorin e dytë të punës dhe planifikimin për vitin e ardhshëm në realizimin e projekteve.
Qytetarët mund të paraqesin kërkesa, të shtrojnë pyetje, vërejtje, kritika e rekomandime lidhur me punën e gjashtëmujorit të dytë dhe planifikimin për të ardhmen.
Takimi Publik mbahet në sallën e teatrit të qytetit me fillim në ora 13:00.