Komuna e Gjilanit do të ndjekë shembullin e Komunës së Mitrovicës për ta shpallur pushim ditën e diel, shkruan Radio Star.
Vendimi pritet të mirret shumë dhe të hyjë në fuqi.
Ky vendim vlen vetëm për bizneset në sektoret private, pasi që për shërbimet publike dyert do jenë të hapura.
Një vendim i tillë ishte marr edhe vite më parë nga autoritete e qeverisjes komunale, por që nuk kishte gjetur zbatim në praktikë.
Mbetet për të parë këtë herë nëse ky vendim i Komunës do këtë efektin e duhur./Radio Star/