Drejtoria për Shëndetësi në Gjilan, përmes një komunikate ka treguar se me kërkesë të kryetari Hyseni, nga sot e tutje, njëherë në javë në qendrën e pensionerëve do të ofrohet kontrolla mjeksësore.
Kontrollat për pensionerët do të bëhen nga punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Gjilan, do të bëhet matja e tensionit, oksigjenit, pulsit dhe diagnostifikuese përmes otoskopit/kontrollimi i veshëve etj.
Komunikata e plotë:
🟢 Rikthyem kontrollat mjekësore për pensionerët e qytetit tonë
Mosha e tretë, kerkon vëmendjen e duhur institucionale, e veçmas të institucioneve shëndetësore.
Me kërkesën e kryetarit të Komunës z. Alban Hyseni nga sot e tutje, një herë në javë, në qendrën e pensionerëve, do të ofrohen kontrollat mjekësore bazike, nga punëtorët shëndetësor të QKMF-së.
🔹Matja e tensionit
🔹Matja e oksigjenit
🔹Matja e pulsit
🔹Metoda diagnostifikuese përmes otoskopit/kontrollimi i veshëve etj…
Punë të mira po bëjmë! 🌻