Inspektorati i Komunës së Gjilanit, ka rrënuar objektin e banimit të ish-punonjësve serbë që punonin në fshatin Zhegër.
Nga Drejtoria e Inspeksionit, tregojnë se është rrënuar një kujtim jo i mirë, për banorët e fshatit Zhegër.
Zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit, me kërkesë të Këshillit të Fshatit, ndëmorrën iniciativën për rrënimin e objektit të ish-punonjësve serbëe. ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti.
Ky objekt jashtë përdorimit, ishte edhe rrezik pēr qytetarët.
Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastërta.
Kryetari i Këshillit Zhegër, Qahil Halili, falënderon kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe për drejtorin e Inspekcionit, Isa Agushi, për punën dhe angazhimin e treguar në Zhegër.
“Vlerësojmë përkushtimin dhe bashkëpunimin e kryetarit në shërbim të qytetarëve dhe për përmirësimin e rendit dhe kushteve në komunitetin tonë. Faleminderit për punën dhe mbështetjen”, tha kryetari Halili.

