Me situatën pandemike të cilën po ballafaqohet e gjithë bota me virusin COVID -19, edhe qytetarët e Kosovës po e përjetojnë një ankth duke shpresuar se kësaj pandemie do ti vjen fundi.
Në komunën e Gjilanit për fat të mirë gjerë më tani nuk ka pasur të prekur nga COVID -19.
Strukturat udhëheqëse të Komunës së Gjilanit me rekomandim të kryetarit Lutfi Haziri dhe stafit të tij, menjëherë kanë intervenuar duke krijuar Komitetin për mbrojtje e shpëtim për parandalimin e COVID -19, ndërsa ky komitet është përbërë nga të gjitha insitucionet komunale e regjionale.
Ky komitet po bën një punë të madhe duke ju dalur në ndihmë qyetarve të saj, ndërsa qytetarët e Gjilanit po e vlersojnë mjaft të sukseshëm.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arbër ismajli, në këto momente tejet të vështira janë 24 orë në dispozicion të qytetarve, kjo gjë është dëshmuar duke mos u krijuar as edhe një asnjë krizë tek qytetarët e Gjilanit.
Kontribut të jashtëzakonshëm po jep nënkryetari i komunës, Arbër ismajli, i cili vazhdimisht është nën vëzhgim të situatës me gjithë stafin e komitetit për mbrojtje e shpëtim duke parë nga afër problemin e cdo qytetari dhe në fund për t’ju dal në ndihmë.
Ismajli me bindje të lartë institucionale e njerzore ka bërë të ditur se në Gjilan nuk do të ketë kriz për bukë e miell sepse do të ketë për të gjithë dhe gjendja do të jetë stabile, ndërsa Komuna e Gjilanit ka grumbulluar sasi të rezervave shtesë.
Nënkryetari Arbër Ismajli në shumicën e rasteve ka deklaruar se e gjithë kjo situatë nuk duhet nënvlersuar, por sëbashku do t’ja dalim ndërsa Ismajli ka vlersuar lart personelin e tij duke i përgëzuar për punën e sakrificën që po bëjnë për të mirën e qytetarve.
Për të qenë sa më efikasë ndaj COVID-19, të gjitha komunat e Anamoravës edhe ato të komunitetit Serb janë bërë bashkë për të përcjellur situatën në mënyrë profesionale.
Drejtoria e Shëndetësisë në krye me drejtorin e saj, Selami Xhemaili, kanë bërë një punë të madhe duke siguruar që në rast nevoje të përhapjës së epidemisë COVID -19 të jenë të përgaditur me të gjitha kapacitetet që i posedon Spitali Regjional i Gjilanit.
Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë situatë emergjente po jep edhe Policia e Regjionit të Gjilanit e cila me masat e saja ka bërë që mos të kemi as më të voglin incident në këto kohëra të vështira.
Në këto momente të vështira me të cilën janë përballur të gjithë qytetarët e Gjilanit, nuk kanë munguar as ndihmat nga ata të cilët kanë mundësi t’ju dalin në ndihmë këtij populli e në veqanti duhet cekur Muhamet Ajrullahun pronarin e “AR-Katana”, i cili me pako ushqimore e higjenike ka furnizuar shumë familje.
Qytetar të nderuar dhe popull i Anamoravës në këto momente kur e gjitha bota e civilizuar është në luftë me anmikun e padukshëm COVID -19, secili duhet të jap kontributin e tij në mënyrë që popullata ta kalojë këtë sfidë enigmatike sa ma pak pasoja.
Në rend të parë t’ju besojmë instutucioneve tona të cilat me apelet e tyre dhe me menaxhimin e situatës sëbashku mundemi t’ja dalim.
Këto 10 ditë janë vendimtare se gjerë ku mundet të arrijë kjo pandemi, andaj neve na mbetet të mbajmë diciplinë, të kujdesemi ndaj njeri tjetrit dhe të qëndrojmë në shtëpi dhe ti ndjekim udhëzimet e mjekve, fatin e kemi në duart tona e këtë fat respektone për të mirën e njerzimit, ne kemi kaluar shumë sifida të rënda gjatë jetës sonë andaj edhe kjo pandemi do ta ketë fundin e saj.
Komuna e Gjilanit shembull në Kosovë për menaxhimin e situatës pandemike
Ndani këtë artikull