Komuna e Gjilanit, sot ka shpërndarë 3570 mijë fidane të arrës për 29 fermerë përfitues shkruan Radio Star.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se komuna do të jetë përherë afër fermerëve.
Shkrimi i plotë:
Gjilanit i shtohen edhe 15 hektarë pemishte me arrë 🥜
Sot shpërndamë 3570 fidanë të arrës për 29 fermerë përfitues, me të cilat do të ngritën edhe 15ha sipërfaqe të reja me arra.
🌱Arrat janë produkt shumë i kërkuar në treg dhe si rrjedhojë, përfitimi për 29 fermerët është i garantuar.
Ekspertët e drejtorisë për bujqësi këshilluan fermerët për mënyrën e mbjelljes së fidanëve, plehërimin dhe krasitjen, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.
☀️Jemi përherë afër fermerëve!
#komunaperFermerin