Shtyhet afati për aplikim për vlerësimin e dëmëve të shkaktuar nga reshjet e shiut deri më 31 dhjetor
Kryesuesi i Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, Ali Arifi, njofton se afati për aplikim për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, më datë 18.11.2025, sipas njoftimit të publikuar më 21.11.2025 në faqen zyrtare, shtyhet deri më datën: 31.12.2025.
Të gjithë qytetarët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet brenda këtij afati të ri, pra deri më 31 dhjetor të këtij viti.

