Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar një qytetar, i cili para disa ditësh, në një intervistë, tregoi se ishte dëbuar nga vëllai i tij.
Falë bashkëpunimit të institucioneve komunale, këtij personi tashmë i është siguruar një strehim i përkohshëm për të lehtësuar situatën e tij të vështirë.
Në rrëfimin e tij, ai kishte bërë të ditur se vëllai jo vetëm që e kishte dëbuar nga shtëpia, por edhe refuzonte t’i jepte hisen që i takonte nga trashëgimia e lënë nga babai i tyre. Gjendja e tij ishte bërë edhe më e rëndë, pasi ai kujdesej për djalin e sëmur dhe po përballej me kushte të rënda jetese.
Ky veprim i Komunës së Gjilanit tregon përkushtimin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të ofruar zgjidhje humane për raste të tilla të ndjeshme./radiostar/