By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Komuna e Gjilanit subvencionon bletarët me 30 centrifuga elektrike
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Komuna e Gjilanit subvencionon bletarët me 30 centrifuga elektrike

Përditësimi i fundit: August 29, 2018 1:04 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë përgëzuar përfituesit e 30 centrifugave elektrike dhe kanë garantuar për rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019.

- Advertisement -

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka thënë se baza e zhvillimit lokal-ekonomik në Anamoravë mbetet bujqësia, e cila është siç ka thënë ai është qeliza e zhvillimit dhe baza kryesore që do të vazhdojmë me investime dhe rritje të subvencioneve.

“Uroj përfituesit dhe pas këtyre centrifugave ne do të vazhdojmë me subvencionimin e gjedhit. Ne jemi regjioni më i madh që po hymë në industrinë e përpunimit të ushqimit, konkretisht përpunimin e mishit. Do të vazhdojmë tutje në bazë të programit për bujqësinë që të financojmë projektet vjeshtore. Jemi përfitues të programeve të Komisionit Evropian, e sot edhe nga USAID-i, që Komuna e Gjilanit është duke kërkuar vazhdimisht programe e projekte në emër të bujqve”, ka pohuar kryetari Lutfi Haziri.

Kurse, nga ana e tij, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani ka potencuar se janë në vazhdimësi të angazhuar falë mbështetjes së kryetarit për të përkrahur çdo degë të bujqësisë përmes programeve të ndryshme me donator, por edhe me subvencione direkte për ngritje të zhvillimit ekonomik-lokal.

“Në vitin 2014 bletarët janë pajisur me 750 shtëpiza tre katëshe për bletë, në vitin 2015 janë përfitues 155 bletarë me janë pajisur me rroba dhe pajisje tjera të punës, po ashtu edhe në vitin 2016 dhe 2017, kemi ndarë 70 centrifuga, kurse me projektin e sotëm të shpërndarjes së 30 centrifugave, ne përmbyllim pajisjen e të gjithë bletarëve që kultivojnë mbi 30 shoqëri. Në Gjilan nuk ka bletar që posedon mbi 30 bletë e që nuk është pajisur me centrifugë elektrike”, ka thënë drejtori Ramadani.

“Planifikimi i Drejtorisë për këtë vit është subvencionimi i mbjelljeve vjeshtore me farë gruri dhe po në këtë vit do të bëhet ngritja e 20 hektarëve me kulturën e arrës, falë mbështetjes së kryetarit Haziri, që Gjilanit i ka siguruar edhe një program zhvillimor në vlerë prej rreth 500 mijë euro dhe sektori i bujqësisë është përfituesi kryesor”, tha Ramadani.

Ai më tej ka njoftuar se Gjilani ka 297 bletarë, prej të cilëve 101 bletarë kultivojnë mbi 30 shoqëri bletësh e 196 të tjerë kanë më pak se 30 shoqëri, që mbledhur në total në Gjilan janë gjithsej 6700 shoqëri bletësh.

Sistemi shëndetësor në Kosovë në prag të kolapsit
Cilat rrugë do të asfaltohen nga fondi i qeverisë së Kosovës në Gjilan!
RTK e suspendon nga puna Milaim Zekën
Nesër mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ky është rendi i ditës
“Grurin tonë s’e duan”: Fermerët e Kosovës thonë se Serbia mbush tregun me grurë të vjetër
Artikulli i mëparshëm Gjilani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve në kompanitë prodhuese
Artikulli tjetër Gjilan: Një shqiptar dhe një boshnjake arrestohen me dyshimin se janë marrë me prostitucion

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.